Lajme

Ndeshje në mes të veturës dhe motoçikletës në Pejë, një person i lënduar rëndë

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 16 September 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Pejë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.

-Advertisement-

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të gjendjes është transferuar për në QKUK”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera