Ndeshja Shqipëri – Serbi, Lorik Cana ka një mesazh për lojtarët

Autori: Gazeta inFokus
10:44 | 14 December 2024
Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, një nga protagonistet ë mëdhenj kuqezi në ngjarjet e 9 viteve më parë në Beograd, ka folur për shortin e Botërorit 2026, duke shprehur besimin se Kombëtarja mund t’ia dalë në grupin e saj ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Në një intervistë për gazetaren e Neë Sport, Trevisa Tufa, 41-vjeçari u shpreh:
Lorik, shpërtheu rrjeti, u bë dhe një herë virale fotoja juaj në Beograd. Çfarë ju shkoi në mendje fillimisht kur u shortuam sërish me Serbinë?
Në vazon e parë kemi marrë një nga ekipet më të forta(Anglinë). Ndaj tyre shumë e vështirë të garosh për vendi ne parë. Nga vazot e dyta, Serbia bën pjesë tek ekipet e forta. Nga vazoja e katërt, Letonia nuk është më e vështira që mund të kishim marrë. Nga vazoja e pestë, doja San Marinon. Serbinë doja të evitonim për shkak të tensioneve që dihen.
“Mes luftës dhe paqes” e kemi cilësuar ne, dhjetë vite më parë ishte luftë, sot predikohet paqe, a mund të ketë një te mesme me Serbinë?
Nuk duhet të shikojmë në këndvështrim ndryshe, duhet të luajmë ndeshje dinjitoze. Para 10 vitesh kemi pasur kushte tjera, nuk kemi menduar se do të cenohemi. Kemi bërë një lojë të mirë. Nuk dua të humb shumë kohë, fokusi duhet të jetë të futbolli. Kemi mundësitë për t’u përballur me këtë ekip dhe të luftojmë me Anglinë.
Lorik, do të doje ta rilaje këtë takim, do të kishte dëshirë t’i drejtoje edhe një herë djemtë në Beograd?
Do të ishte kënaqësi nëse do ta vishja edhe një herë atë fanellë.
Lorik, në studio kam profesor Shpëtim Duron. Profesor, e doje Serbinë në short? E sigurt është që Duka nuk e donte, e shfaqi qartë mimika e tij ‘live’…
Rëndësi ka që të mos përsëriten ngjarjet e 10 viteve më parë. Duka ka thënë se, dashje pa dashje, është ajo situata dhe frika e ndeshjeve të tilla, në aspektin jashtë futbollit. Serbia është ekip i fortë. Vazoja e parë dhe vazoja e dytë kanë skuadra të forta. Anglia ka pretendime për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit. Kemi kapacitetet për t’u përballur me dinjitet.
10 vite më pas Lorik, a i druheni sërish së njëjtës situatë, a mund të zhvillohet një ndeshje e tillë në kushte normale?
Unë besoj që ajo çfarë ka ndodhur para 10 vitesh e ndihmon të gjithë ambientin që të mos përsëriten skena të tilla. Ata kanë mësuar nga gabimet. Duke njohur mentalitetin e tyre, nuk do mungojnë provokimet. Ne duhet të fokusohemi te fusha, serbët si individë janë shumë të fortë. Ne kemi qenë më skuadër, të luajmë me dinjitet dhe të mos kemi pishmane.
E prisje që pas dhjetë vitesh të bashkoheshim me Serbinë për të organizuar një turne Evropiani, si ai i 21-vjeçarëve, a do të ndikojnë ky organizim për të zbutur këtë ritakim me Serbinë?
Organizimi nuk ndryshon diçka në ambientin e ndeshjes. Në interesin e të gjithëve, është që gjërat të shkojnë si duhet. Mbetet temë e konsumuar. Për mua ky nuk ishte momenti i duhur që duhej bërë. Duhej që të kryheshin disa procese, e më pas mund të bashkëpunonim. Secili ka mendimin e vet, nuk mund të themi pro apo kundër, por mua nuk m’u duk momenti i duhur.
Jo vetëm Serbia, por dhe Anglia në grup. Tuchel u shpreh se Shqipëria mund të na befasojë, mund të ndodhë realisht? Mund ta befasojmë Anglinë?
Sikurse ne mund të humbasim pikë me Letoninë! Nëse duam kualifikimin, nuk duhet të llogarisim se do dalim pa pikë nga sfidat me Anglinë. Dikur ishte arritje me 5-6 pikë, tani synojmë më shumë. Tani kombëtarja ka ambicie dhe kemi shkuar në një tjetër pozicion. Kujtojmë që kemi marrë pikë ndaj Portugalisë që më pas u bë kampion Europe. Kemi cilësi dhe mund të luajmë mirë.
Beson te kualifikimi? E thyem tersin me Serbinë 10 vite me parë, mund ta thyejmë sërish, këtë herë për të shkuar në Botëror?
Shpresojmë që të jetë ogur i mirë, që kur të na bie Serbia, të kalojmë ne dhe ajo ata (qesh). Të luajmë me dëshirë dhe vullnet. Ky grup është pjekur.
Jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova njohu rivalët, në një grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Si të duket si grup? Sa shanse ka Kosova për të kualifikuar?
Kosova pati fatin që mori një nga ekipet më të dobëta të vazos së parë, Zvicra. Këta të fundit nuk janë në momentin më të mira. Suedia dhe Sllovenia janë ekipe që po kalojnë periudhë të mirë. Kosova ka kualitet, një fillim i mbarë mund t’u sjellë shpresë. Do të ishte bukur që eliminatoret t’i bënim bashkë (Kosova dhe Shqipëria), që t’i përballonim si duhet rivalë të tillë.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...