Sport

Ndeshja Maqedoni-Kosovë do të luhet në tetor!

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 31 May 2020

Ndihmës trajneri i kombëtares së Kosovës e ka konfirmuar që ndeshja mes ‘Dardanëve’ dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet në tetor.

Fillimisht kjo ndeshje ishte paraparë të luhej me 26 mars, pastaj në qershor, ndërsa tani është shtyrë për në muajin tetor, përcjell GazetaBlic.

E gjithë kjo vonesë është bërë për shkak të pandemisë koronavirus që ka kapluar të gjithë botë.

-Advertisement-

Ndihmes trajner i Kosovës, Muharrem Sahiti në emisionin Koha Shtesë në Supersport e ka konfirmuar që  ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të zhvillohet definitivisht në muajin tetor.

Vlen të potencohet se akoma nuk është bërë zyrtare një gjë e tillë – por data dhe orari priten të publikohen në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera