Sport

Ndeshja e futbollit u ndërpre në Tanzani pasi tufa e bletëve sulmoi lojtarët

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 23 December 2019

Një ndeshje e Kupës së Federatës ndërmjet skuadrave të Tanzanisë Yanga dhe Iringa United është dashur të ndërpritej menjëherë, pasi një tufë bletësh dolën në stadium.

Bletët thuhet se kanë sulmuar në fushë për shtatë minuta në pjesën e dytë të takimit të së shtunës, në stadiumin ‘Uhuru’ në Dar es Salaam.

Në një video të shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook të Yanga, mund të shihen lojtarët nga të dy grupet e skuadrave dhe zyrtarët e ndeshjes duke u shtrirë në fushë.

-Advertisement-

Gazeta Mwananchi raporton se insektet thumbuese sulmuan edhe shikuesit në tribuna duke bërë që shumë prej tyre të ikin për shkaqe sigurie.

Momenti i konfuzionit dhe nervozizmit kuptohet se ka zgjatur rreth 10 minuta para se të rifillonte ndeshja.

Vetëm ylli i Yanga, Ali Mtoni Sonso u dëmtua gjatë incidentit dhe u desh të kërkonte kujdes mjekësor para se të kthehej në fushë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera