Sport

Ndeshja Angli-Irlandë mund të zhvillohet në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 09 November 2020

Ndeshja mes Anglisë dhe Irlandës për garën në Ligën e Kombeve, mund të zhvillohet në Shqipëri.

Kjo për arsye që Britania ka vendosur t’i ndalojë qytetarët të hyjnë nga Danimarka, nën arsyetimin se aty ka filluar të përhapet koronavirusi nga visonët.

Federata e Futbollit ka njoftuar se stadiumi shqiptar në Tiranë, mund të jetë terreni ku do të ndeshen këto dy kombëtare më 18 nëntor, shkruan DailyMail.

-Advertisement-

Në Danimarkë së fundmi u diskutua se pandemia e koronavirusit është duke “shpërthyer” për shkak të një kafshe të quajtur vison.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera