Lajme

Ndërtimi i rrugëve që lidhin Malin e Zi me Kosovën, shumë të rëndësishme – thotë presidenti malazez

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 26 July 2023

Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore, të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Kështu ka thënë presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e Kosovës në Podgoricë, Ariana Zherka-Hoxha, raporton Klankosova.tv.

Në këtë takim, Milatoviq tha se është theksuar rëndësia e raporteve ekonomike, “në veçanti në fushën tregtisë, turizmit dhe energjetikës”.

-Advertisement-

“Në këtë kuptim, rindërtimi dhe ndërtimi i rrugëve Rozhajë-Pejë dhe Plavë-Deçan janë të një rëndësie të veçantë”, ka thënë Milatoviq në një postim në Twitter.

Në fund, ai tha se Mali i Zi mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera