Lajme

Ndërsa veteranët po protestojnë, deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 16 June 2022

Ndërsa veteranët po protestojnë, në sallën e Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë nisur të mblidhen për seancën e paraparë për sot.

Gazetari i Klan Kosovës, Haris Ademi, raporton se deputeti i pari që ka arritur në sallë ishte Fatmir Humolli, i cili nuk e ka votuar projektligjin që e rrit pagën minimale.

Edhe deputetët e partive opozitare kanë nisur të mblidhen.

-Advertisement-

Në sallë u pa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Ferat Shala, Mërgim Lushtaka, Hajdar Beqa e Ganimete Musliu. Ndërkohë, në Kuvend është edhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, në seancën e sotme parlamentare do të diskutohet për Trustin.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera