Auto&Tech

Ndërronte korsitë e autostradës sikur të ishte duke luajtur video-lojëra, shoferi i kamionit përplaset në një autostradë në New Jersey (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 30 Gusht 2018

Në internet është duke qarkulluar një video që shfaq vozitjen e rrezikshme të një shoferi të kamionit në një autostradë në SHBA.

Shoferët e veturave kishin vërejtur sesi shoferi i kamionit po i ndërronte kohë pas kohe korsitë, sikur të ishte duke luajtur video-lojërave,

Megjithatë ai vazhdoi rrugën edhe për disa kilometra, dhe derisa kalonte korsinë rimorkio iu rrokullis dhe kamioni përfundoi i shkatërruar në rrugë pasi u përplas në rrethojnë mbrojtëse të betonit.

-Advertisement-

Policia e New Jersey ka njoftuar se bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga New Yorku, të cilin më pas e kanë arrestuar për vozitje të rrezikshme, ndërsa e gjithë ngjarja ishte filmuar me telefon nga pas nga shoferët e veturave që ishin duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy