Lajme

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 25 January 2024

Ka vdekur në moshën 56-vjeçare, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Krasniqi.

Krasniqi nga Negroci i Drenasit ishte rreshtuar radhëve të UÇK-së, qysh në orët e hershme të themelimit të saj dhe stoikisht i kishte qëndruar përballë agresorit duke mbrojtur me nder e trimëri vendin.

Ai fitoi shumë beteja të rëndësishme për popullin, por jo edhe ketë të fundit, pas një beteje të shkurtër me një sëmundje të rëndë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera