Lajme

Ndërron jetë specialistja e mjekësisë së përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 03 October 2022

Oda e Mjekëve të Kosovës njoftoi të hënën, se ka vdekur doktoresha Rabë Zeqiraj-Bytyqi.

Në njoftimin e Odës thuhet se Bytyqi ishte mjekja e parë shqiptare në Komunën e Istogut, si specialiste e mjekësisë së përgjithshme.

“Specializimin për mjekësi të përgjithshme e kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Dr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi u ka shërbyer qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Istog, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, u tha në njoftimin e Odës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera