Lajme

Ndërron jetë rreshteri i Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 19 November 2020

Ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme, rreshteri i Policisë së Kosovës, Sokol Maxharraj. Pas betejës disa ditëshe me Covidin, Maxharraj humbi betejën me jetën.

I lindur në Gremnik të Klinës, Sokol Maxharraj ndër vite ishte kontribues i madh i arsimit, para se të vishte me përkushtim uniformën e Policisë së Kosovës që nga paslufta.

 

I ndjeri njihej për profesionalizmin e lartë në punë, si dhe për arsiminin e shumë gjeneratave në kohë të vështira kur pushtuesi serb luftonte në çdo formë këtë fenomen.

 

Të tjera