Ndërron jetë profesori i UP-së
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 12 September 2018
Ka ndërruar jetë profesori i Universitetit të Prishtinës Mehdi Jashari.Ai ishte ligjërues që nga vitit 1983.
Rektori i UP-së Marajn Demaj ka ngushëlluar familjen Jashari duke vlerësuar lartë veprën e profesorit.
E nderuara familje JASHARI,
Sot me dhimbje pranuam lajmin që prof. dr. Mehdi Jashari nuk gjendet më në mesin tonë. Në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bashkë me menaxhmentin dhe studentët e këtij Universiteti, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë këtë dhembje të madhe që ka kapluar zemrat e secilit prej nesh.
Në vitin 1983 profesor Mehdi Jashari është angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht në Fakultetit e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. Gjatë viteve të tij të angazhimit në UP, përveç kontributit si mësimdhënës, prof.
Jashari ka mbajtur edhe pozita menaxheriale në këtë Fakultet, fillimisht si prodekan për dy mandate dhe me pas si dekan i FEFS-it për një mandat.Përveç kontributit që ka dhënë në arsimin e lartë, prof. dr. Mehdi Jashari do të mbahet mend edhe për karrierën e tij në fushën e sportit vendor, si: hendbollist, trajner e gjyqtar sportiv.
Profesor Jashari ishte shembull për kolegët, studentët dhe të gjithë ata që e njohën. Për këtë, ne me krenari do ta kujtojmë prof. Jasharin si kolegë, mësimdhënës dhe dekan me një personalitet të lartë.I paharruar qoftë kujtimi për profesorin e nderuar!
Me respekt,
Prof. Dr. Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”
Të tjera
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...
-
BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë t...
-
Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat! Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presid...
-
Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i ...
-
Moti sot kryesisht me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot ...
-
Dështimi i votimit në veri, Haliti fajëson edhe Albin Kurtin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se dështimi i r...
-
Atiq: Qytetarët serbë ndihen më të sigurtë se në të kaluarën
Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, ka folur rreth procesit të votimi...
-
Aksidenti me fatalitet në Lipjan, ky është shoferi që ndërroi jetë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...