Lajme

Ndërron jetë profesor i njohur i Universitetit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 21 May 2020

Ka ndërruar jetë profesori i Universitetit të Prishtinë, Musa Stavileci.

Vdekjen e familjarit të tij këtë e ka bërë të ditur, Blerand Stavileci përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

“Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe dashamirët se mbrëmë, më datën 20 maj 2020, në Stamboll, ka ndërruar jetë familjari ynë i dashur, Musa Stavileci.

-Advertisement-

Përveç familjar i devotshëm, ai ishte edhe profesor shembullor, puna dhe veprat e të cilit lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të universiteteve ku ai ligjëroi”, ka shkruar ai.

Musa Stavileci ishte profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera