Lajme

Ndërron jetë pediatrja e Spitalit të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 03 April 2024

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e pediatres Dallëndyshe Kumnova, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit ajo u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj.

“Ndahet nga jeta Dr. Dallëndyshe Kumnova (15.11.1983- 02.04.2024) Dr. Dallëndyshe Kumnova përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Pediatri e përfundoi në Kroaci, në vitin 1991. Dr. Kumnova u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, kolegëve dhe familjarëve të saj”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera