Lajme

Ndërron jetë një person nga koronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 25 September 2020

Një person ka ndërruar jetë nga koronavirus brenda 24-orëve të fundit.

Kështu ka bërë të ditur ISHPK-ja përmes raportit të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa janë infektuar 46 të tjerë.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.”, thuhet në raport.

Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera