Lajme

Ndërron jetë një person në Skenderaj nga sulmi kardiak, policia thotë se kishte probleme mendore

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 03 February 2024

Një person për të cilin policia thotë se ishte me probleme mendore, ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në Skenderaj, të premten.

Para se ai të ndërronte jetë, babai i tij rreth orës 7:00 kishte kërkuar nga ekipi mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t’i jepet ndihma mjekësore pasi që ai ishte i sëmurë mental.

Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, ai nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion.

-Advertisement-

Pastaj rreth orës 09:40, babai i tashmë të ndjerit është paraqitur prapë në polici, pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor.

Rreth pesë minuta pas kësaj, të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku mjekët i kanë dhënë një qetësues, por pas disa minutave personat i është keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj për trajtim.

Pastaj mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak.

“Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.

Lidhur me rastin i cili u cilësua “Vdekje e dyshimtë” është njoftuar edhe prokurori, dhe hetimet po vazhdojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera