Lajme

Ndërron jetë nga koronavirusi një grua nga Malisheva

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 08 April 2020

Ka vdekur pacientja 66 vjeçare nga Malisheva e infektuar me koronavirus e cila po trajtohej në QKUK.

Kështu kanë bërë të ditur në një njoftim për media nga QKUK, shkruan gazeta inFokus.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë tashmë ka shkuar në gjashtë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Njoftimi:

Prishtinë, 08.04. 2020

Sot me 08.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacentja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera