Lajme

Ndërron jetë nëna që i dha tre dëshmorë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 29 April 2021

Është ndarë nga jeta, Elfije Halilaj nëna e bashkëshortja e tre dëshmoreve të luftës, nga fshati Tërdevc.

Halilaj në luftën e fundit në Kosovë ka humbur bashkëshortin, Daut Halilaj dhe të dy djemtë, Besimin dhe Albanin, shkruan Gazeta inFokus.

“Ishte një nënë heroinë, gjithmonë priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së. Në oda mbante fjalime të cilat edhe sot i kujtojm, gjithmonë mbjelli dashuri, forcë e kurajo për gjithë ushtrinë, pavarsisht se djemt e saj tashmë ishin të mbulur me dhe, ajo sot është bërë shembull i një nëne heroinë. Kjo nënë dha shumë për këtë vend, pati një jetë me plotë vuajtje e sakrifica, për lirinë që është e përjetshme”, thuhet në njoftimin për vdekjen e saj.

Varrimi i të ndjerës bëhet të premten në varrezat e fshatit Tërdevc prej orës 15:00.

-Advertisement-

Njoftimin e ka dhënë familjarët e saj përmes postimit në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera