Lajme

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 30-vjeçarja shtatzanë, mjekët shpëtojnë foshnjën

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 11 September 2017

Elda Beqon, një nënë e re shtatzënë humbi jetën sot gjatë lindjes në spitalin e Vlorës. Doktorët ishin duke luftuar për të shpëtuar dhe po përpiqeshin të shpëtonin nënën e fëmijën. Burime nga spitali i Vlorës thanë se mëngjesin e sotëm, pas një ndërhyrjeje në sallën e operacionit, humbi në mënyrë të papritur 30 vjeçarja Elda Beqo.

U paraqit në spitalin e Vlorës me dhimbjet e lindjes dhe doktorët vendosën të ndërhynin menjëherë, por në sallën e operacionit, Eldës i ra infarkt, e për pasojë, humbi jetën në sallën e operacionit. Ndërkohë që mësohet se fëmija që Elda do të sillte në jetë, i seksit mashkull, ka dalë shumë mirë nga operacioni. Amar është emri që prindërit kishin zgjedhur për foshnjen e tyre.

Tashmë djali i vogël i sapolindur, është në reanimacion, në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera