Lajme

Ndërron jetë në spitalin e Traumës Aldi Rama i cili vrau oficerin e policisë në Lezhë

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 29 September 2021

Autori i vrasjes së oficerit të policisë dje në Lezhë, Aldi Rama ka ndërruar jetë. Top Channel ka mësuar se autori ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aldi Rama dje pasi refuzoi kontrollin e policisë qëlloi me armën tip pistoletë TT oficerin Saimir Hoxha. Plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Vrasësi rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi atë. Për kapjen e 21-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie ku në ndihmë ishte edhe një helikopter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera