Lajme

Ndërron jetë lehona dhe foshnja e sajë, dy të tjerë pozitiv me koronavirus trajtohen në gjinekologji

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 01 April 2020

Një lehonë 37 vjeçe mbrëmë ka ndërruar jetë në Klinikën gjinekologjike dhe akusheri në Shkup. Me ndihmën e shpejtë është sjellë nga Ohri, me fetus të vdekur dhe temperaturë të lartë prej mbi 39 gradëve.

Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri:

Pacientes menjëherë i është marrë edhe mostër për Kovid-19. Mjekët në mënyrë operative e nxjerrën fetusin, ndërsa nga barku i nënës është evakuuar qelb. Arsyeja e mundshme për temperaturën e lartë është gjendja septike e pacientes, ndërsa testi do të konfirmojë ose jo prezencën e koronavirusit. Gjatë intervenimit gjendja e pacientes u keqësua me ç’ rast ajo u intubua, u bë reanimim i plotë, por për fat të keq, në orën 22 është konstatuar vdekje. Arsyeja për vdekje me shumë gjasa është sepsa nga tromboembolizmi masiv, ndërsa pacientja do të dërgohet për obduksion, me çka do të ketë diagnozë të saktë.

-Advertisement-

Sipas KGJA, bëhet fjalë për paciente me mbipeshë, e cila ka peshuar 150 kilogram. Me preson të lartë të gjakut dhe takikardi, e cila në 5 muajt e fundit fare nuk është lëvizur, ndërsa në përputhje me të dhënat nga mjekët nga Ohri, pacientja nuk i ka kryer kontrollet e nevojshme gjinekologjike.

Pardje në KGJA është pranuar një grua e cila ka qenë shtatzëne për herë të dytë nga Kumanova, 27 vjeçe, e cila për shkak se ka pasur pak ujë të fetusit ka lindur para kohe. Pacientja pas testit të bërë ka qenë pozitive me koronavirus.

Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri:

Pacientja ka lindur foshnjë mashkull i cili për momentin ndodhet në kujdes intensiv dhe terapi në KGJA. Foshnja është e izoluar dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme, nuk është në respiratorë por është vetëm në oksigjen. Sot foshnjës i është mare mostër dhe do t’i bëhet test për Kovid-19. Pacientja gjatë pranimit nuk ka pasur temperaturë të lartë dhe gjatë pranimit ka thënë se para tre ditëve ka pasur ethe dhe është ankuar për kollë të thatë. Pacientja gjithashtu ka cekur se është anëtare e familjes që ka simptome, që tregojnë se mund të kenë Kovid-19.

Nga Klinika shtojnë se është vepruar në bazë të gjithë protokolleve për pranim dhe se një pjesë funksionon për lehona që dyshohen dhe janë pozitive me Kovid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera