Lajme

Ndërron jetë ky zyrtar komunal i Hanit të Elezit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 31 October 2019

Ka ndërruar jetë Nuriman Kuka, këshilltari i Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komuna përmes një postimi në faqen zyrtare, shkruan gazeta inFokus.

Kryetari i komunës Rufki Suma i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmëve të këshillëtarit Kuka.

-Advertisement-

“Ndahet nga jeta Nuriman Kuka, këshilltarë i Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit

Nuriman Shukri Kuka i lindur më 06.09.1946 fshati Seqishtë Komuna Hani i Elezit
Këshilltar në Asamblenë komunale në Han të Elezit nga viti 2017.Shef i grupit të ansambleistëve të LDK-së në Han të Elezit
Nga viti 1990 anëtarë i LDK-së dhe aktivistë. Nga viti 2009 dy herë radhazi Nënkryetar i Degës së LDK-së në Han të Elezit.
Dashamirë, kontribues dhe aktivist i sportit dhe kulturës në Han të Elezit
Me rastin e ndarjes nga jeta të këshilltarit Nuriman Kuka, kryetari i komunës Rufki Suma dhe kryesuesi i Kuvendit të komunës Qamush Brava në emër të kuvendit dhe qytetarëve te komunës i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqëve dhe gjithë qytetarëve te Hanit te Elezit.
Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit nesër (01.11.2019)me fillim në ora 11.00 do të mbajë mbledhje komemorative në përkujtim të punës dhe veprës së z.Nuriman Kuka”, shkruhet në postimin në faqen zyrëtare të komunës./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera