Lajme

Ndërron jetë koloneli i Policisë së Kosovës Jahë Avdiu

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 01 December 2019

Ka ndërruar jetë Koloneli i Policisë së Kosovës, Jahë Avdiu.

Jajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një njoftimi në faqën zyrtare, shkruan gazeta inFokus.

Gjithashtu kjo sindikatë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit dhe kolegëve të tij.

-Advertisement-

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen Kolonelit të Policisë së Kosovës Jahë Avdiu, i cili ka ndërruar jetë sot me datë 1.12.2019.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 02.12.2019 në ora 12:00 Në varrezat e qytetit Prishtinë.

Familjareve të të ndjerit dhe gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës u shprehim ngushëllime!”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera