Rozë

Ndërron jetë këngëtarja e njohur

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 10 Dhjetor 2019

Këngëtarja Marie Fredriksson nga grupi muzikor “Roxette” ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeç, raporton BBC.

Marie ka luftuar gjatë me një tumor të trurit, njoftoi menaxheri i saj. Sipas një deklarate, ajo ndërroi jetë më 9 dhjetor, pas një beteje 17-vjeçare me kancerin, dhe do të varroset në familjen e afërt.

Këngëtarja suedeze mësoi në vitin 2002 se kishte tumor në tru. Ajo ka lënë pas bashkëshortin Mikael Bolyos dhe dy fëmijët, vajza 26-vjeçare Inez Josefin dhe djali 23-vjeçar Oscar.

-Advertisement-

Gun-Marie Fredriksson, e lindur më 30 maj 1958, ishte një këngëtare, pianiste dhe piktore, e njohur më së miri si pjesë e grupit ‘Roxette’ që themeloi në vitin 1986 së bashku me Pero Gessle.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy