Lajme

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK ‘së

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 04 December 2019

Ka ndërruar jetë ish pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatime Ademaj.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur, kreu i PDK’së, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Më shumë pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatime Ademaj, nga Zhuri i Prizrenit. Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen dhe të afërmit e saj”, ka shkruar Veseli.

-Advertisement-

 

Veseli gjithashtu ka thënë se vepra e Ademajt  do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë, për të shërbyer si burim frymëzimi për të punuar edhe më shumë për vendin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera