Sport

Ndërron jetë ish-kryetari i klubit të Vitisë

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 27 March 2020

Ish-kryetari i klubit të Vitia, Afrim Rexhepi ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Vitisë në “Facebook”./Gazeta inFokus/

Telegram ngushëllimi i KF Vitisë:

-Advertisement-

Afrim Rexhepi, si ish-kryetar i KF “Vitia” dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm për klubin dhe për zhvillimin e futbollit në këtë komunë, derisa gjithmonë ishte i përkushtuar ndaj futbollit.

Afrimi ishte shembull i një profesionisti të vërtetë, njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,

Florent Emini, president i Fc.Vitia.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera