Lajme

Ndërron jetë ish- kryetari i Gjykatës së Prishtinës.

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 28 Shtator 2018

Ka ndërruar jetë, ish- kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës përmes një njoftimi, shkruan gazeta inFokus.
Në njoftim thuhet se mbledhja komemorative për të ndjerin do të mbahet të premten në orën 12:00 ndërsa varrimi në orën 16:00 në varrezat e qytetit në Prishtinës.

“Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin, e saj, avokatin, Nuhi Uka. Mbledhja komemorative për të ndjerin e organizuar nga OAK, do të mbahet në orën 12:00, në Kinemanë ABC (nën Ministrinë e Kulturës), ndërsa varrimi po ashtu sot me datë 28.09.2018 në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Nuhi Uka ishte gjyqtar për një kohë të gjatë dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë nga data 01.01.1983 deri më 03.12.1990, po ashtu, nga data 01.01.2000 deri më 27.10.2010./inFokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy