Lajme

Ndërron jetë ish-kryeministri i Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 29 May 2017

Ish-kryeministri grek, Konstantinos Mitsotakis është ndarë nga jeta mëngjesin e së hënës.

I lindur në vitin 1918 në një familje politikanësh, në Hania të Kretës, veprimtaria e tij politike kishte nisur në vitin 1946, kur u zgjodh për herë të parë deputet me Partinë e Liberalëve të Venizellosit.

Me fillimin e juntës ushtarake në prill 1967, arrestohet për disa muaj dhe pasi lirohet, largohet në Francë, për tu kthyer në vitin 1973.

-Advertisement-

Më 1978 hyri në radhët e Demokracisë së Re. Më 1984 zgjidhet lider i Partisë Konservatore, ndërsa në vitin 1990 kryeministër i Greqisë, deri në 1993, kur pasi humb zgjedhjet, jep dorëheqjen.

Konstantinos Mitsotakis u largua nga jeta politike në vitin 2004, pas 58 vitesh në Parlament.

Dy nga katër fëmijët e tij kanë ndjekur hapat e babait. Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe politikane aktive e konservatorëve për vite me radhë dhe Kiriakos Mitsotakis, tashmë është lideri i Demokracisë së Re, me synimin për tu bërë kryeministër i vendit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera