Lajme

Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Ilaz Lladrovci

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 31 July 2024

Ish-komandanti i UÇK-së, Ilaz Lladrovci ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tij, Petrit Lladrovci.

Ilaz Lladrovci po vuante nga një sëmundje e rëndë.

-Advertisement-

 

 

 

Për Ilaz Lladrovcin, ka shkruajtur në Facebook edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka treguar se Ilaz Lladrovci ka qenë një inxhinier, i cili ka punuar me përkushtim në arsim, si dhe në angazhime të ndryshme profesionale.

Ky është shkrimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, kushëriri im, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci.

Ilazi me profesion ishte inxhinier, ka punuar me përkushtim në arsim dhe angazhime të ndryshme profesionale, duke qenë i fjalës, i sinqertë, punëtor e atdhetar i vendosur.Ai ishte aktiv me veprimtari antijugosllave nga rinia e hershme, për ta kurorëzuar veprimtarinë atdhetare me uniformën e UÇK-së. Gjithmonë do ta nderojmë kujtimin për Ilazin, për kohën kur më së shumti i duhej atdheut, u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pas çlirimit, iu kthye punës së tij, për të qenë shembull i profesionit, modestisë dhe angazhimit qytetar.Ne humbëm njeriun e dashur, njeriun e mirë e atdhetar, por, kujtimet më të mira për të do të jenë të përhershme.

Nderim jetës e veprës së Ilaz Lladrovcit!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera