Lajme

Ndërron jetë i mituri palestinez nga plagët e mara prej sulmit Izraelit më 2014

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 03 November 2018

Një i mitur palestinezë, këtë të shtune, ndërroi jetë nga plagët që pati marr gjatë ofensivës vdekjeprurëse izraelite të vitit 2014 në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Mohammed Nasser al-Rifi, 14 vjeç, u plagos rëndë në një sulm izraelit në shtëpinë e tij në lagjen Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës, në vitin 2014.

“Ai vdiq nga plagët e tij të shtunën në spitalin Al-Wafa në Gaza,” tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qidra.

-Advertisement-

Babai i të miturit, vëllai dhe katër të afërm të tjerë kishin vdekur në sulmin izraelit.

Në korrik të vitit 2014, ushtria izraelite filloi një ofensivë 51 ditore në Rripin e Gazës me pretekstin e ndalimit të zjarrit raketor nga territori palestinez.

Një total prej 2323 palestinezësh u vranë dhe rreth 11,000 të tjerë u plagosën në sulmin, sipas shifrave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Rripin i Gazës ka rënkuar nën një bllokadë të zjarrtë izraelite që nga viti 2006 që ka zhdukur ekonominë e territorit dhe i ka privuar dy milionë banorët e saj për mallra të lëndëve të para.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera