Lajme

Ndërron jetë gjatë garës, mjeshtri i njohur shqiptar i shahut (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 04 March 2019

Ka ndërruar jetë papritur, mjeshtri i shahut Harallamb Boshku.

Lajmi u bë i ditur nga llogaria zyrtare e Federatës Shqiptare të Shahut në Facebook.

“Me hidhërim njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të FIDE MASTER – Harallamb Boshku. Varrimi bëhet nesër. Homazhe për nder të tij do të organizohet pranë Pallatit të Kulturës në Durrës dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit. Boshku ndërroi jetë në garë dje pasdite, gjatë zhvillimit të Turneut Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

“Harallamb Boshku ishte njeri nga mjeshtrit me gjurmë të shkëlqyera në sportin e shahut dhe me kontribut të vazhdueshëm në stërvitjen e brezit të ri”.

Boshku ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.

o)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera