Sport

Ndërron jetë Fazli Azemi, FFK e kujton si punëtor të madh sportiv

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 04 April 2020

Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar në telegram ngushëllimi për familjen e Fazli Azemit.

Azemi ka ndërruar jetë gjatë këtyre ditëve, ndërsa njihet si për kontributin e tij të madh në klubet si Besiana dhe Llapi.

Më poshtë telegrami i FFK-së:

-Advertisement-

E nderuara familje e Fazli Azemit!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli Azemit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Fazliut në klubet llapjane Besiana dhe Llapi ishte i madh. Ai gjatë tërë kohës sa shërbeu në futboll u dallua si punëtor i madh sportiv dhe me virtyte të larta. Ishte mik i jashtëzakonshëm dhe gëzonte respekt të madh si nga futbollistët, ashtu edhe nga opinioni i gjerë futbolldashës llapjanë e më gjerë.

Prandaj, në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera