Lajme

Ndërron jetë edhe personi i plagosur në Klinë, shkon në dy numri i viktimave

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 13 November 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton Sinjali.

FIllimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur.

Por, Sinjali mëson se tashmë ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Lajmi në lidhje me këtë ngjarje tragjike është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera