Rozë

Ndërron jetë aktori kosovar, Shkëlzen Rraci

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 26 October 2020

Aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci, raportohet se ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 44 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga miku i tij i ngushtë njëherësh aktori, Xhavit Haliti.

Ky i fundit ndau një shkrim në rrjetin social, Facebook, duke kujtuar momentet dhe projektet në të cilat ishin së bashku.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i Halitit (pa ndërhyrje):
“Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta.

Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë.

Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera