Lajme

Ndërron jetë 34 vjeçari nga Shtimja, dyshohet se ishte i infektuar me Covid

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 05 August 2020

Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë. Në moshën 34 vjeçare, Afrim Tafa humbi jetën pasi dyshohet te ishte i infektuar me Covid-19.

Ani pse në njoftimin e komunës nuk u bë e ditur kjo gjë, miq të shumtë të tij përmes rrjetit social Facebook thanë se kishin menduar që i njëjti do të arrinte ta mundte koronavirusin.

Stafi i komunës së Shtimes shprehu ngushëllime ndaj familjarëve, duke theksuar se i njëjti për disa vite radhazi kishte kryer punën e tij me shumë përkushtim.

-Advertisement-

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku numri i të vdekurve i konfirmuar deri sot pasdite ishte 284.

Numri i të infektuarve është 9 mijë e 492, kurse 5.346 kanë arritur të shërohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera