Lajme

Ndërron jetë 24 vjeçari pasi rrëzohet nga kali në Dragash

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 22 March 2019

Sot rreth orës 16:40 një person ka humbur jetën pasi që është rrëzuar nga kali në Buzez të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Buzez të komunës së Dragashit rreth orës 16:40. Vdekjen e 24 vjeçarit e ka konstatuar mjeku i Qendrës së Mjekësisë familjare në Dragash”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera