Lajme

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Beqir Shala, punoi mbi 35 vite në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 20 September 2022

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Beqir Shala shala nga Leçina e Skenderajt.

I ndjeri ka punuar mbi 35 vite në Gjimnazin, ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur familjari i tij, njëjeresh avokat, Xhevdet Smakiqi.

Njoftimi i tij:

-Advertisement-

Sot me dhimbje mora lajmin se na paska lënë fizikisht daja im Beqir Idriz Shala nga Leçina. Daja im punoi mbi 35 vite si Profesori i shquar i Matematikes në Gjimnazin Xhevdet Doda në Prishtinë.

Ai ishte veterani i arsimit shqip, qe mësoi mbi 35 breza te Kryeqetit tonë Prishtines. Kur e hapa zyren e Avokatisë me vizitoi dhe ishte i knaqur me arritjet e mia dhe te secilit intelektual sepse me thoshte pavarësishtë dallimeve politike qe kemi ne fund fiton Kosova nga betejat për te miren e vendit.

Ngushëllimet e mia te sinqerta i shprehë familjes se dajes tim shokëve e dashamirëve te tij. Prehu në paqen e Zotit daj im Prof.Beqir Shala

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera