Lajme

Ndërrohen pajisjet elektronike për votim të Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 15 July 2024

Kuvendi i Kosovës ka ndërruar pajisjet elektronike për votim dhe mikrofonë, të cilat gjenden në sallën ku mbahen seancat parlamentare.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.

“Pas 21 vitesh po ndërrohen paisjet e sallës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Tash e një kohë kjo sallë është në renovim të plotë, teksa seancat e Kuvendit po mbahen në një hapësirë tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera