Lajme

Ndërpritet seanca për sụlmin në Banjskë, vazhdon me 9 tetor

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 25 September 2024

Sot seanca e cila ishte caktuar për shqyrtimin fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Bansjkë të Zvecanit është shtyrë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo seancë në të cilën ishin duke marrë pjesë tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të cilët ndodhen në paraburgim, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq është shtyrë për datën 9 tetor.

Arsyeja e kësaj shtyrje të kësaj seance është për shkak se Mbrojtja kishte ankesa se nuk është pajisur me kohë me të gjitha shkresat e lëndës.

-Advertisement-

Ndërkaq në seancën fillestare të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është veçuar procedura penale ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar në rastin “Banjska”, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit.

Kurse, për Milan Radoiçiqin dhe të akuzuarit tjerë, gjykatësi Arben Hoti tha se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme për opinion për të parë nëse për veprat penale për të cilat ngarkohen të akuzuarit mund të aplikohet gjykimi në mungesë.

Kujtojmë që sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E pak para se të bëhet një vit nga sulmi terrorist, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.

Të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq janë: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq.

Nga aq sa dihet deri tani, nga këta 45 të akuzuar, vetëm tre prej tyre janë arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ata janë Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Të njëjtit janë në paraburgim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera