Lajme

Ndërpritet puna në “Ferronikel”, shkak kriza energjetike

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 08 October 2021

Për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale, Fabrika “Ferronikeli” ka ndërprerë përkohësisht punën.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë përmes një postimi në Facebook se ndërprerja është bërë deri në gjetjen e zgjidhjes dhe se për komunën ky është lajm i dhimbshëm, duke përmendur punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

“Situata e ndërprerjes së punës “Ferronikelit” deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre. Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë”, tha tutje Lladrovci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera