Lajme

Ndërpritet mësimi në shkollën “Faik Konica” – katër arsimtarë me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 27 September 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se sipas rekomandimeve të IKSHPK’së, mësimi në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, do të vazhdojë online. Kjo pasi katër mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë në testimet për koronavirus

Zemaj ka shkruar në Facebook se IKSHPK ka testuar të gjithë mësimdhënësve, nga të cilët katër kanë rezultuar pozitivë.

“Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Zemaj thotë se IKSHPK ka rekomanduar që mësimi online të vazhdojë për dy javë.

“Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, të kalojë në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë. IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitorojë gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A””, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.

Zemaj ka kërkuar nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit t’i respektojnë masat anti-Covid, që të mos përsëriten rastet e njëjta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera