Lajme

Ndërpritet greva, arrihet marrëveshja për rritjen e pagave të stafit të Qendrës Studentore

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 01 March 2024

Greva një javore e punëtorëve teknikë në Qendrën Studentore ka përfunduar.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

“Greva në Qendrën Studentore mbyllet në bazë të vendimit për rritje të pagës kjo rritje fillon menjëherë .Të gjithë punëtorët unanimisht votuan për fillimin e punës dhe nga ora 10 gjithçka është normale”, shkroi Azemi në rrjetin social Facebook të premten.

-Advertisement-

Ndryshe nga Qendra Studentore, punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës po vazhdojnë ende grevën duke mos dhënë afat se kur do përfundojë.

“Nga shqetësimet tani punëtorët po dërgohen në spital dhe kryesisht janë me tension të lartë, qarkullojnë lajme jozyrtare se për ditët në grevë nuk do të paguhemi , ne ju bëjmë me dije se çdo shkelje e ligjit mbi grevat nga ana juaj, neve na e imponon që të radikalizohemi e që ne se dëshirojmë”, tha Azemi.

Ndryshe e gjithë revolta e stafit filloi rreth pagave të ulëta në punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera