Ndërpritet gjykimi për kanosjen e Ramiz Lladrovcit – kjo është arsyeja
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 24 July 2024
Muhamet Ajazi akuzohet se në vitin 2021 gjatë fushatës elektorale e kishte kanosur Ramiz Lladrovcin, tani kryetar aktual i Drenasit. Gjykimi i së mërkurës është shtyrë me kërkesë të Lladrovicit, për disa arsye.
Lladrovci theksoi se qëndron pranë parashtresës së dorëzuar në seancën e kaluar (14 qershor 2024) në të cilën nuk kishte marrë pjesë, ku kishte theksuar se qëndron prapa deklarimeve të dhëna në Polici dhe Prokurori.
“Në cilësinë e të dëmtuarit, unë nuk kam me shtu asnjë gjë sepse e keni parashtresën time, mbes pranë parashtresës së dorëzuar në gjykatë dhe kërkoj nga gjykata që të marrë vendimin sipas ligjit për kanosjen e kandidatit, në këtë rast kandidatit për kryetar komune”, tha Lladrovci.
Në momentin që kur erdhi radha që i njëjti të dëgjohet si dëshmitar, ai tha se po të ishte në dijeni se e ka edhe cilësinë e dëshmitarit, do të angazhonte një avokat.
Potencoi edhe mungesën e shkresës së kësaj lënde.
“Zonja prokurore, unë së pari du ta bëj të qartë sepse në ftesën e gjykatës jam i thirrur si i dëmtuar dhe unë sikur të isha edhe si dëshmitar do ta merrja edhe avokatin me vete. Unë asnjë raport të lëndës nuk e kam, asnjë shkronjë përveç këtyre ftesave nuk kam”, deklaroi Lladrovci.
Për këtë arsye, ai kërkoi që seanca e sotme të ndërpritet që të ketë mundësi që në seancën e radhës të angazhojë avokatin si dhe të pajiset me shkresat e lëndës.
Ky propozim nuk u kundërshtua nga prokurorja Fitore Sadikaj, e as nga i akuzuari Ajazi dhe mbrojtësi i tij, avokati Ibrahim Shala, shkruan Insajderi.
Në këtë rrethana, seanca e sotme u ndërpre, ndërsa gjykatësja e rastit Alltën Murseli e obligoi Prokurorinë që të dëmtuarin-dëshmitarin Lladrovci ta pajisë me shkresat e lëndës.
Si ndodhi rasti?
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2023, kishte shqiptuar urdhrin ndëshkimor ndaj të akuzuarit Ajazi, të cilin e kishte dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 300 euro. Mirëpo, ky vendim ishte kundërshtuar dhe gjykata ka vazhduar me shqyrtim gjyqësor.
Sipas aktakuzës së ngritur më 17 janar 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor, i pandehuri Muhamet Ajazi po akuzohet sepse më 12 nëntor 2021, në restorant “Lumi” në Komoran ka penguar kandidatin për kryetar komune në Komunën e Drenasit, tani të dëmtuarin Ramiz Lladrovci në ushtrimin e veprimtarisë gjatë fushatës elektorale.
Aktakuza thotë se Ajazi këtë e ka bërë në atë mënyrë që përderisa ishte duke qëndruar në restorantin e lartcekur, afrohet tek dëshmitarët Ndriqim Bujupi, Lendrim Ibriqi dhe Besart Ajazi të cilët ishin duke qëndruar aty dhe iu drejtohet me fjalët “shyqyr që ka përfunduar me kaq se jau kisha q… nanën plum”, duke aluduar në tani të dëmtuarin Lladrovci, për shkak të një konflikti që i dëmtuari kishte pasur gjatë asaj fushate zgjedhore me Fatmir Dugollin, i cili njëherit ishte dhe përkrahës i tij, shkruan Betimi për Drejtësi.
Me këtë Ajazi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja e kandidatit”, nga neni 208, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Të tjera
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...