Lajme

Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 27 January 2022

KRU Mitrovica ka njoftuar se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të tyre thuhet se si rrjedhojë nuk ka furnizim me ujë të pijshëm në Mitrovicë e Skenderaj, derisa ujësjellësi të paguajë obligimet ndaj KESCO-s, për energjinë elektrike të shpenzuar.

“Apelojmë te konsumatorët që kanë borxhe ndaj ujësjellësit të kryejnë obligimet e tyre që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve të furnitorit tonë të energjisë elektrike”, ka njoftuar KRU Mitrovica./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy