Lajme

Ndërpritet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë dhe në “Kalabri” të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 23 September 2020

Edhe një herë janë shfaqur probleme me furnizim me ujë të pijshëm në rajonin e Prishtinës.

Pas shumë njoftimeve në periudhë të shkurtër kohore për telashet me ujë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” të mërkurën ka bërë të ditur se janë shfaqur probleme teknike në rezervuarin e Shkabajve dhe si pasojë Fushë-Kosova dhe lagjja “Kalabria” do të mbesin pa ujë deri në mëngjes të së enjtes.

Sipas njoftimit, furnizimi është ndërprerë nga ora 22:00 e do të zgjasë deri në orën 05:00.

-Advertisement-

KRU “Prishtina” ka thënë se reduktimet e planifikuara janë çdo ditë nga ora 00:00 deri në 05:00, por për shkak të telasheve reduktimi ka nisur më herët të mërkurën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera