Lajme

Ndërpritet evakuimi i civilëve në qytetin e rrethuar të Mariupolit

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 02 May 2022

Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka njoftuar për ndërprerjen e evakuimit të civilëve deri ditën e nesërme nga qyteti i rrethuar.

Në një postim në Telegram ditën e sotme, këshilli i qytetit tha se për arsye sigurie evakuimi i popullsisë civile të Mariupolit, i vendosur në pjesë të tjera të qytetit, u shty për ditën e nesërme.

Me anë të këtij postimi u dhanë edhe disa detaje nga rinisja e evakuimit e cila do bëhet në orën tetë me orën lokale, pranë qendrës tregtare Port City në Mariupol.

-Advertisement-

Kjo e dielë autoritetet ukrainase së bashku me OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq konfirmuan se po evakuonin civilët e strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera