Lajme

Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në aksin Ura e mullisit-Dibër

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 03 May 2017

Për shkak të asfaltimit sot dhe nesër aksi rrugor Ura e mullisit-Dibër do të mbyllet në dy drejtimet në periudhë prej orës 13:00-17:00, kumtoi LAMM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rrugët e tjera shtetërore komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AIM. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera