Lajme

Ndërprerje e energjisë elektrike në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 10 June 2017

KEDS ka njoftuar se sot para orës 15:00 është shkaktuar një prishje në nënstacionin Prishtina III, aset i KOSTT-it.

Prishja ka ndodhur nga një nënkontraktor po i kësaj kompanie dhe kjo ka bërë që pa energji elektrike të mbet pjesa verilindore e Prishtinës, përkatësisht pjesa nga Tasligjeja deri tek Sofalia.

KEDS thotw se ka nisur menjëherë një ekip në vendin e ngjarjes për të asistuar në riparimin sa më të shpejtë të kësaj prishjeje. Për më tepër informata ju lutem drejtojuni KOSTT-it.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera