Lajme

Ndërprerja më e gjatë e Facebook-ut ishte dje, zbulohet se sa zgjati

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 05 October 2021

Pas një ndërprerjeje mëse gjashtë orëshe Facebook tha se shërbimet e tij janë rikthyer në funksion.

Miliarda përdorues kishin probleme në qasje në Facebook dhe aplikacionet që janë në pronësi të kësaj kompanie, ËhatsApp, Messenger dhe Instagram.

Facebook tha më 4 tetor se “shërbimet në internet po kthehen”, por mund të duhet një kohë për t’i hapur ato plotësisht. Kompania me bazë në SHBA, u kërkoi falje përdoruesve për problemet.

-Advertisement-

Kjo është ndërprerja më e gjatë ndonjëherë, sipas grupit të monitorimit të ueb faqeve, Doëndetector.

Ndërprerja filloi pasditën e së hënës (4 tetor). Sistemet e brendshme që përdoren nga punonjësit e Facebook gjithashtu ranë nga sistemi, duke e komplikuar problemin.

“Problemet që ndërprenë këtë komunikim u shkaktuan në ruterët që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave tona të të dhënave”, tha Facebook.

Gati 3 miliardë e njerëz e përdorin Facebook, Instagram, Messenger dhe ËhatsApp për të komunikuar dhe reklamuar, dhe, në disa raste, hyjnë në shumë uebfaqe të tjera.

Ndërprerja nxori në pah faktin se sa shumë është e mbështetur bota në Facebook dhe teknologjinë e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera