Lajme

Ndërprerja e sërishme e seancës, Klinaku: Ne nuk lodhemi

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 16 June 2022

Me vendim të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, seanca e sotme është ndërpritur sërish për një tjetër pauzë njëorëshe derisa në oborrin e Kuvendit veteranët po vazhdojnë protestën e tyre.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj pauze, Klinaku i OVL e UÇK-së ka thënë se veteranët nuk lodhen dhe kësisoj do të vazhdojnë të qëndrojnë në protestë.

“Konjufca po mendon se po na lodhë me pauzë, por ne do të qëndrojmë”, ka thënë Klinaku.

-Advertisement-

Ndërkaq, veteranët gjatë ditës së sotme kanë kërkuar vazhdimisht që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti por ky i fundit ka thënë se takimi mes qeverisë dhe organizatave të dala nga lufta mund të bëhet nesër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera